Bukuroshja shqiptare, Kiara Tito, ka refuzuar që të pranojë se është në lidhje me këngëtarin, Butrint Imeri.
Këngëtari dhe bukuroshja kanë dhënë indikacione se kanë një romancë tash e sa kohë.
Dyshja madje kanë qenë në qendër të spekulimeve të mediave shqiptare për një romancë të mundshme.
Kiara ishte e pranishme në emisionin “Shiko kush LUAN” dhe në pyetjen nëse do të pranonte lidhjen me Butrintin ose të pijë atë që i është caktuar, Kiara refuzoi të përgjigjej.
“Qenka i mirë ky shotsi”, u prononcua shkurt bukuroshja.
Kiara dhe Butrinti thuhet se tash e sa kohë janë në një lidhje edhe pse të dy e kanë mohuar.
Bukuroshja që prej asaj kohe bëri bujë në Instagram duke qenë prej femrave të ndjekura më atraktive shqiptare. /Telegrafi/