Muzikanti Patris Berisha është munduar që të ndërprejë spekulimet në familjen e tij.
Ishte vëllai i tij, Roberti, ai që kritikoi hapur Tunën duke e akuzuar se dëshiron ta shkatërrojë famijen Berisha edhe pse këtë nuk do të mund ta bëj.
Roberti potencoi atë kohë te Rudina në Klan se Tiani për të është shumë i vlefshëm ashtu si Patrisi, por se me Tunën nuk dëshiron të ketë fare punë.
Është vet Patrisi ai që ishte prezent me Tunën në emisionin e Ermal Mamaqit duke bërë disa pohime të forta.
Për Patrisin gjëja më e rëndësishme janë Tuna dhe djali Tiani, madje lëvdoi këngëtaren që është bashkëshortja e tij duke thënë se ka ditur të menaxhojë situatën mirë pavarësisht sulmeve të mediave.
“Secili njeri ka të drejtë të shprehet dhe të thotë mendimin për dikë. Ne e kemi një thënie në Kosovë ‘Heta i shikon punët e veta’ kështu që secili duhet të shohë punën e vetë, shtëpinë e vetë, gruan e vetë. Unë shoh gruan time. Nuk bie pre e mediave, as e portaleve. Jam shumë krenar për Tunën që ka ditur të menaxhojë situata të tilla, sulmet nga mediat dhe në asnjë moment nuk e ka humbur përqëndrimin si nënë dhe punën e palodhshme që bën në karrierë”.
“Ne themi me shaka ‘Vëllau si shkjau’ kur do ta nënçmosh serbin, i themi shkjau dhe e kemi me shaka këtë. Vëllai ka vendin e vetë, gruaja vendin e vetë. Unë kam familjen time, për mua me rëndësishme është gruaja dhe djali im se çdo gjë tjetër në botë. Tuna dhe Tiani janë dy personat më të rëndësishëm në jetën time, me gjithë respektin për të gjithë familjarët”, u shpreh Patrisi.
I pyetur nëse mund të hidhet pas krahëve ky sherr mes tyre, Patrisi u përgjigj: “Ne nuk jemi në luftë, as në gjak. Çdo cudi ndodh tre ditë. Shpresoj që kjo të përmbyllet dhe të harrohet”.
[embedded content]