Kolegët sot kujtojnë Ibrahim Rexhepin, varrimi bëhet në Slivovë të Ferizajt
Redaksia
Ferizaj24
9 Tetor 2018
1 min lexim
118 vizita
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot në ora 12:00 do të mbajë mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-gazetarit shumëvjeçar dhe analistit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.
Mbledhja komemorative do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, afër objektit të Institutit Albanologjik.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në fshatin Slivovë të Ferizajt, sot në orën 15:30.
Mbledhje komemorative do të mbajë edhe AKR-ja, partia ku kishte aderuar kohë më parë.
Ibrahim Rexhepi vdiq dje, në moshën 64 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.
Detajet
Publikuar
9 Tetor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
118
Fjalë
100