Komiteti i Bashkimit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) pritet që të diskutojë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Për këtë edhe Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, do të udhëtojë sot për në Brukseli, ku pritet të zhvillojë takime me zyrtarët e BE-së në lidhje me përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.
Ajo është deklaruar se pret lajme të mira që çështja e vizave për Kosovën të miratohet dhe të kalojë ky proces e të kaloj në hapin e radhës që është miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
Kujtojmë që me 18 korrik, Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka dhënë raportin e tij për përfundimin e kritereve që i ka bërë Kosova në mënyrë që qytetarët kosovarë të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen.
Komisioneri ka theksuar se tashmë liberalizimi i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, meqë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.