Rikthehet i nxehti në Kosovë
Redaksia
Ferizaj24
29 Gusht 2018
1 min lexim
116 vizita
Mesi i javës do të jetë me mot më të nxehtë dhe me diell.
Nga sot fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot më stabil, më të nxehtë dhe kryesisht me diell.
29.08 - Mot i mirë, kryesisht me diell.
30.08-31.08 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, e më pas sërish do të shënojnë rritje.
Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 15C, ndërsa maksimalet pasiqë do të zbresin deri në 19C, gradualisht nga mesi i javës do të rriten në 29C deri 31C.
Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.
Detajet
Publikuar
29 Gusht 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
116
Fjalë
145