Gjykata e Apelit në Hagë ka shpallur sot vendimin përfundimtar kundër Ratko Mlladiqit.
Dhe siç raporton klix.ba, ai u dënua me burgim të përjetshëm, përcjell Telegrafi.
Po sipas mediumit në fjalë, ky kriminel lufte, i cili ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Republika Srpska, u shpall fajtor sot në vendimin përfundimtar, pas të cilit nuk ka asnjë apelim, në 10 nga 11 pikat e aktakuzës.
Fillon seanca, Mlladiq pas pak do të dëgjojë vendimin përfundimtar në çështjen e gjenocidit në Bosnjë
Gjykatësit e apelit po përgatiten të japin një vendim kundër ish-udhëheqësit ushtarak serb Ratko Mlladiq, duke i dhënë fund gjyqit të fundit të gjenocidit boshnjak përpara gjykatës së OKB-së për ish Jugosllavinë.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Mlladiq, 78, udhëhoqi forcat Serbe të Bosnjës gjatë Luftës së Bosnjës 1992-95.
I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ai u dënua në vitin 2017 me akuzat e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës duke përfshirë terrorizimin e popullatës civile të kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë, gjatë një rrethimi 43-mujor dhe vrasjen e më shumë se 8,000 burrave myslimanë në Srebrenicë, Bosnjë, në vitin 1995.
Kjo ishte masakra më e rëndë në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore dhe mbetet episodi i vetëm i gjenocidit në kontinent i njohur nga dy gjykata ndërkombëtare.