Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe Kryeshefin e ri të Kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastërtia”, Basri Syla, kanë vizituar objektin e ri në ndërtim të kësaj kompanie, që do të përfundoj brenda pak javësh, për ta zhvendosur gjithë ndërmarrjen nga qendra e qytetit në objektin e ri, që rrjedhimisht mundëson eliminimin e deponisë kundërmuese në objektin e tanishëm, si dhe natyrshëm, duke i përmbushur kushtet, kemi prioritet, rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, ka thënë kryetari Aliu.
