zeropese lajmetefundit .... 271 560x416 - Kundërshtohet ndërrimi i lokacionit për objektin e ri të gjimnazit në Ferizaj

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Ferizaj, nëpërmjet një konference për media, ka kundërshtuar nisjen e objektit të gjimnazit “Shaban Hashani”

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Ferizaj, nëpërmjet një konference për media, ka kundërshtuar nisjen e objektit të gjimnazit “Shaban Hashani” në lokacionin afër sallës së sporteve me arsyetim se qeverisja lokale ka shkelur ligjin e planifikimit hapësinor derisa sipas Planit Zhvillimor Komunal ky objekt do të duhej të fillonte në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Ish- kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, njëherësh kryetar i LDK-së dhe shef i Grupit të këshilltarëve në KK të Ferizajt, me këtë rast ka thënë se qeverisja e kryetarit Agim Aliu po i orienton investimet strategjike zhvillimore sipas dëshirës së vet duke shkelur dokumentin e Planit Zhvillimor Komunal i cili qartëson për çdo lloj projekti se ku duhet të realizohet, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, shkeljet ligjore po ndodhin edhe sipas dëshirës së individëve apo grupeve të ndryshme të interesit, si dhe bizneseve të politikës, me pasoja të dëmshme e të pariparueshme./Agim Ademi./koha/


www.foxshop-ks.com