Prishtina dhe Feronikeli kërkojnë fitoret e radhës sot në shtëpi, në javën 15 të IPKO Superligës. Prishtina pret në stadiumin Fadil Vokrri, skuadrën e Ballkanit të Suharekës, shkruan Gazeta Olle. Feronikeli është mikpritës i Ferizajt, skuadër që ndodhet në zonën e ftohtë për largim nga Superliga. Në Gjilan, skuadra me të njëjtin emër pret Drenicën. Takimet fillojnë prej orës 13:30. Sot luhen edhe ndeshjet tjera të javës 13 të Ligës së Parë. Spikatin ndeshjet, Besa – Vëllaznimi, Vushtrria – Dukagjini. Orari – Superliga (13:30) Prishtina – Ballkani Feronikeli – Ferizaj Gjilani – Drenica Orari – Liga e Parë (13:30) Vllaznia – Fushe Kosova Besa – Vellaznimi Vitia – Kika Bashkimi – Ramiz Sadiku Vushtrria – Dukagjini