Kurti e Osmani në Ferizaj: Zgjedhjet janë referendum, shumica popullore bëhet shumicë parlamentare
Redaksia
Ferizaj24
4 Shkurt 2021
1 min lexim
149 vizita
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentes, këtë të enjte kanë pasur një tubim me qytetarë në Ferizaj.
Kurti u ka bërë thirrje ferizajasve që të dalin të votojnë sa më shumë persona në këto zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Unë ju falënderoj për mikpritjen. Kështu bashkë do të shkojmë drejtë zgjedhjeve të 14 shkurtit që nuk janë të zakonshme, pasi janë zgjedhje të referendumit. Kur shumica popullore bëhet shumicë parlamentare dhe zgjedh 61 deputetë”.
“Ju lutem të keni kujdes dhe ju ftoj që të dilni masivisht në zgjedhjet e 14 shkurtit për të votuar”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, edhe Osmani i ka falënderuar qytetarët që kanë dalë t’i presin në Ferizaj.
Detajet
Publikuar
4 Shkurt 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
149
Fjalë
135