Sonte mysafir i Baton Haxhiut në emisionin e tij në Klan Kosova ka qenë i ftuar presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ku kanë diskutuar për çështjet aktuale politike me theks të veçantë për shkarkimin e ministrit të MPB-së, Bejtush Gashi dhe emërimin e Ekrem Mustafës nga Ferizaj.
Baton Haxhiu në hyrje të emisionit e ka quajtur Labinot Tahirin politikan lazdran dhe të parëndësishëm.
Ndaj këtij deklarimi të tij ka reaguar Labinot Tahiri për një kyçje ‘live’ në Facebook, i cili ka thënë se Ferizaj shumë më herët e ka merituar të ketë ministër, kërkesë e cila atij i është realizuar sot me ministrin e ri të MPB-së.