Komuna e Ferizajt në mungesë të buxhetit, nuk do të mund t’u ofrojë qytetarëve të saj teste serologjike falas. Kështu ka deklaruar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi.
Ai tha se aktualisht teste serologjike, ferizajasit do të mund të kryejnë vetëm në tetë laboratorët private që janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ferizaj për dallim nga komunat tjera ka pasur probleme buxhetore për arsye se kemi trashëguar borxh kogja të lartë nga qeveria e kaluar për kompani të caktuara, dhe në mungesë të buxhetit ne nuk kemi pasur mundësi të startojmë me teste të tilla, në përjashtim të laboratorëve privat të cilët mbi 8 laboratorë privat po e kryejnë këtë punë dhe neve na mbetet t’i marrim këto rezultate të këtyre laboratorëve dhe të shikojmë gjendjen epidemiologjike të qytetarëve tanë…Momentalisht buxheti që e kemi tani për tani nuk e lejon një gjë të tillë“, theksoi Ademi