WP 2 560x416 - “Parku i Pishave” - atraksioni më i ri në Ferizaj

Më shumë se 1 kilometër gjatësi e shtegut e përshkon parkun më të ri në Ferizaj.

“Parku i Pishave” është i pozicionuar mes fshatit Rahovicë dhe Mirosalë, ku tashmë jo vetëm banorët e kësaj ane, por edhe të tjerët mund të shijojnë pamjen dhe mjedisin fantastik të kësaj zone, raporton KOHA.

Sipas drejtorit për Turizëm në Komunën e Ferizajt, Zekir Bytyqi, ky ambient tashmë është bërë atraksion për shumë qytetarë.

Në bazë edhe të vetë emrit, pishat shtatlarta janë ato që e karakterizojnë më së shumti këtë ambient.

E më e rëndësishmja është që edhe gjatë investimit të bërë në këtë hapësirë gjithçka është punuar duke mos e dëmtuar natyrën.

Me një numër aq të madh të pishave në këtë vend, pa dyshim se ajri është tejet i freskët.

Edhe pse ka pak ditë që ky vend u plotësua me infrastrukturë, megjithatë tashmë aty ka vizitorë të përditshëm. I tillë është hendbollisti Besnik Bytyqi.

Sipas tij, sportistët më parë nuk kishin pasur hapësira të ngjashme për t’i kryer ushtrimet, por ky park po ua mundëson një gjë të tillë.

“Parku i Pishave” gjendet 10 kilometra larg qytetit të Ferizajt.

Parku i sapoinauguruar nuk është një vend vetëm i vizitorëve që janë frekuentues të rinj. Ai është një habitat i gjallesave të ndryshme, ku më së shumti vërehet ketri.

https://youtu.be/q41DbWixtUw


www.foxshop-ks.com