Këtë javë është organizuar ka filluar aksioni për pastrimin e qytetit të Ferizajt.
Pastrimi është berë përgjatë zonës së njohur “Bashkimi i dy lumenjve”, në Nerodime, tek Parku i Lirisë, tek varrezat ortodokse në Ferizaj, në Nerodime, tek Parku i Lirisë, tek varrezat ortodokse në Ferizaj, tek ujësjellësi në fshatin Pleshinë, tek kompleksi banesor prapa Stacionit të Policisë së Kosovës, si dhe në rrugën “Norë Kelmendi” në qytet.
Ekipet e Kompanisë rajonale “Pastërtia” kanë arritur që të largojnë afro 160 tonelata mbeturina, të shndërruara në deponi ilegale përgjatë këtyre zonave.
Kështu ka njoftuar zyra për media e komunës së Ferizajt.
“Shumë nga këto deponi ilegale të eliminuara nga KRM “Pastërtia” kanë qenë të raportuara nga banorët e zonës përmes platformës ndreqe.com e të cilat menjëherë janë marr parasysh nga autoritetet kompetente. Komuna e Ferizajt bën apel tek të gjithë qytetarët që të mbrojnë mjedisin si dhe të denoncojnë rastet kur hasin në ndotës të mjedisit”, thuhet në njoftimin për media.