veteranet 11 560x416 - Veteranët e rrejshëm në ‘llupën’ e prokurorive themelore

Prokuroria Themelore në Mitrovicë është duke i hetuar 62 lëndë që kanë të bëjnë me veteranët e rrejshëm. Disa raste të tilla tashmë i kanë në duar edhe prokurorët në Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Pejë, Gjilan.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë është duke i hetuar mbi 60 lëndë që kanë të bëjnë me veteranët e rrejshëm.

Me shumë raste të tilla janë duke u marrë edhe prokuroritë e tjera themelore në vend, raste këto që u janë dërguar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Ju njoftojmë që më 30.08.2018 Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, ia ka dorëzuar Prokurorisë Themelore të Mitrovicës 62 lëndë që kanë të bëjnë me veteranët e rrejshëm”, ka pohuar për “Zërin” kryeprokurori i Prokurorisë së Mitrovicës, Shyqyri Syla.

Ai ka treguar se nga këto 62 lëndë 59 prej tyre janë me kallëzime penale, ndërsa tri të tjera me raport të veçantë…


www.foxshop-ks.com