leopardi bores jashtezakonisht i tejdukshem ne pritje te gjahut foto 560x416 - Leopardi borës jashtëzakonisht i “tejdukshëm”, në pritje të gjahut (Foto)

Aftësitë e mahnitshme të kamuflimit që i ka leopardi i borës, kanë bërë që të njihet edhe si ‘fantazma e maleve’.

Ngjyra dhe shenjat që i ka në lëkurë, e bëjnë atë shumë të ngjashëm me ambientin ku jeton, por edhe mënyra se si fshihet, transmeton Telegrafi.

Është karakteristikë që i ndihmon të kapë prenë, siç janë delet e Himalajeve, kuajt, devetë dhe një numër kafshësh tjera më të vogla dhe kjo fotografi e shkrepur në Mongoli e tregon më së miri pse, kjo mace është vështirë të dallohet dhe një makth për të gjithë që u dalin përpara.

leopardi bores jashtezakonisht i tejdukshem ne pritje te gjahut foto - Leopardi borës jashtëzakonisht i “tejdukshëm”, në pritje të gjahut (Foto)

Hapësira ku është fshehur ‘fantazma e maleve’

Matthias Fiechter nga Trusti i Leopardëve të Borës, ka thënë se gëzofi i kafshës e bëri të padukshëm, as që e vërente që e ka aq afër.

“Prej se e pashë, vetëm më afrohej edhe pse ishte njësh me ambientin ku qëndronte, Nuk vërehej si trup, vetëm pjesë të lehta kur e përcjellja” ka thënë Fiechter.

leopardi bores jashtezakonisht i tejdukshem ne pritje te gjahut foto 1 - Leopardi borës jashtëzakonisht i “tejdukshëm”, në pritje të gjahut (Foto)

Leopardi në afërsi të fotografit

Kjo kafshë që është në zhdukje, nuk numëron mbi 10 mijë anëtarë, të cilët janë të shpërndarë në malet e Rusisë, Afganistanit, Indisë dhe Nepalit. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com