Në një eveniment bamirës të mbajtur mbrëmë (e premte) në Zagreb, janë grumbulluar fonde për të ndihmuar studentët.
Këngëtari hercegovas i muzikës pop dhe folk, Mate Bulic, ishte angazhuar për argëtimin e pjesëmarrësve në këtë mbrëmje.
Mirëpo, ylli i mbrëmjes në skenë ka qenë presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic.
Pas një fjalimi të mbajtur, 50-vjeçarja e ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar këngën “Domu mom” së bashku me këngëtarin Bulic.
Të pranishmit janë entuziazmuar nga interpretimi i presidentes duke e përkrahur me duartrokitje.
Organizatorët e evenimentit janë shprehur të mahnitur me thjeshtësinë dhe sjelljen mbresëlënëse të Grabar-Kitarovic.
Kujtojmë që presidentja e Kroacisë kishte marrë simpatinë e të gjithëve me veshjen e saj, festimin e golave të kombëtares kroate, si edhe me mbështetjen emocionuese që ua kishte bërë lojtarëve pas humbjes në finale./Telegrafi/