Luboteni rikthen titullin në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
5 Maj 2019
1 min lexim
112 vizita
Luboteni ka kompletuar trofeun e dytë këtë edicion.
Skuadra ferizajas fitoi titullin e kampionit të Kosovës në Superligën e meshkujve në volejboll, pasi mposhti në serinë e finaleve Prishtina Volley me rezultat 3 me 1, pas 4 ndeshjeve të kësaj serie.
Në takimin e katërt, Luboteni nuk lejoi befasi dhe me shifra të pastra 3 me 0, shënoi fitore në kryeqytet.
Setin e parë Luboteni e fitoi 25 me 22, ndërsa në të dytin ishte akoma më bindës duke e fituar 25 me 20.
Periudha e tretë e vulosi kampionin e ri, meqë Luboteni e kufizoi Prishtina Volley në vetëm 17 pikë, për ta fituar ndeshjen dhe trofeun e kampionit.
Detajet
Publikuar
5 Maj 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
112
Fjalë
110