Një person nga Ferizaj, i komunitetit ashkali ka raportuar se në repartin e Gjinekologjisë në QKUK është e shtrirë vajza e tij 16 vjeçare e cila kishe lindur një fëmijë.
Viktima kishte bashkëjetuar me të dyshuarin nga komuniteti ashkali para se të arrinte moshën 16 vjeçare.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.