Mbahet aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës
Redaksia
Ferizaj24
24 Tetor 2018
1 min lexim
134 vizita
Prishtinë, 24 tetor - Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Aksioni organizohet në bashkëpunim me Organizatën “Paqja studentore”. Në aksion merr pjesë edhe rektori Marian Dema, punëtorë të Rektoratit si dhe studentë të UP-së.
Po sot në Gjilan, punëtorët e ETC-së dhe qytetarë të tjerë do të organizojnë aksion pastrimi te varrezat e qytetit dhe hapësirat përreth.
Detajet
Publikuar
24 Tetor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
134
Fjalë
87