Adelina Ismaili është një ndër këngëtaret më të suksesshme në estradën shqiptare.
Ajo prej kohësh ka krijuar një imazh të mirë te fansat e vetë, duke sjell hite ndër vite.
Për një kohë ishte larguar nga skena muzikore, por që së fundi i është kthyer zanatit të vjetër.
Duket se Adelina do të kthehet në kohërat e vjetra kur ishte modele dhe fytyrë reklamuese e disa kompanive.
Bukuroshen tonë do ta shohim në një projekt reklamues të produkteve kozmetike të make-up artistes sonë, Sellma Kasumoviq.
Kjo e fundit këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram duke dhënë shumë pak detaje.
“Shhhh…bëhuni gati për diçka të re… Për çfarë mendoni se bëhet fjala?”, ka shkruar në rrjetet sociale, Sellma.
Ndryshe, dje është raportuar se zeshkanes sonë i janë vjedhur të llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale. /Telegrafi/