auto eeeeeeeee 1 11507458654 21 560x416 - Mbi 70 të vdekur në aksidente vetëm këtë vit

Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjatë këtij viti, derisa mijëra të tjerë kanë pësuar lëndime. Vlerësohet se rritja e gjobave në komunikacion nuk ka ndikuar në uljen e numrit të aksidenteve

Vetëm gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në Kosovë janë shkaktuar mbi 10 mijë aksidente, në të cilat mbi 70 persona kanë humbur jetën. Rritja e gjobave është konsideruar si masë e pasuksesshme në parandalimin e aksidenteve. Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se kanë punuar për ofrimin e një sigurie më të madhe në trafikun rrugor, shkruan gazeta Zëri.

“Qëllimi i këtyre angazhimeve policore ka qenë reduktimi i aksidenteve në trafik, në veçanti evitimi i aksidenteve me pasoja fatale në njerëz. Gjatë sezonit raportimet për raste të humbjes së jetëve njerëzore kanë qenë shqetësuese dhe përpjekjet e Policisë së Kosovës kanë qenë të fokusuar jo vetëm në aspektin ndëshkues për kundërvajtësit që shkelin rregullat, por edhe në nevojën e angazhimit dhe të bashkërendimit të aktiviteteve të të gjithë mekanizmave tjerë institucionalë që kanë rol dhe ndikim në vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim në Policinë e Kosovës.


www.foxshop-ks.com