azilantet e kosoves.jpga  587x3921 560x392 - Numri i vogël i azilkërkuesve favorizon liberalizimin

Rënia e numrit të azilkërkuesve kosovarë në vendet evropiane vlerësohet si argument favorizues për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, pasi arsyeja kryesore e hezitimit të Francës, të Holandës dhe të Gjermanisë në këtë proces vjen nga frika e migrimit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Numri i kërkesave për azil në shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Zonës Shengen nga ana e kosovarëve ka shënuar rënie gjatë vitit 2018. Sipas statistikave të EUROSTAT-it, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti Kosova nuk renditet në mesin e 30 shteteve të para për nga numri i azilkërkuesve. Gjatë këtij viti sipas këtyre të dhënave numri i azilkërkuesve nga Kosova është 2865 në vendet evropiane, që përbën një rënie të konsiderueshme e krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit 2017.

Kjo vlerësohet si një argument favorizues për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave pasi hezitimi i disa shteteve si Franca, Holanda e Gjermania në këtë proces vjen pikërisht për shkak të frikës për migrim masiv. Deputetët dhe njohësit e proceseve integruese thonë se rënia e numrit të azilkërkuesve gjatë lobimit për liberalizim duhet të përdoret si argument se qytetarët e Kosovës nuk përbëjnë rrezik për migrim në vendet evropiane.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se janë shumë të rëndësishme statistikat e publikuara së fundmi nga EUROSTAT-i për personat që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, pasi Kosova nuk bën pjesë as në vendet e 30-ta për nga numri i azilkërkuesve.


www.foxshop-ks.com