Mërgimtari Adrian Salihaj që kishte ardhur në Kosovë për të festuar Pavarësinë, dje gjatë pasdites ka humbur të gjitha dokumentet dhe 600 euro, para një marketi në Gjilan.
“Mbrëmë rreth orës 17:00 në Gjilan pasi kam dal prej marketit Blenda më ka ra kuleta me 600 euro dhe me të gjitha dokumentet, letërnjoftimi, patentë shoferi, kartelat bankare të Gjermanisë, Karta Mjekësore e Gjermanisë”, deklaroi ai, duke lutur se kushdo që i ka gjetur të i lajmërohet.
Këto dokumente ai thotë se duhet t’i gjejë patjetër para datës 24 shkurt kur edhe do të udhëtojë për Gjermani.
I njëjti për rastin është drejtuar edhe në Policinë e Kosovës, por, këta të fundit i thanë se një vërtetim mundet ta marrë nesër, pasi që sot gjatë ditës nuk punohet.
Edhe pasi që kanë shikuar në kamera të sigurisë, kjo nuk i ka ndihmuar për të gjetur personin që mund t’i ketë marrë paratë e dokumentet.
Ai ka një lutje për këto që mund ta ketë parë që t’i drejtohen në numrin e telefonit – 044-151-304.