Sot në Ferizaj u zhvillua turneu për Ditën e Pavarësisë, në të cilën morën pjesë rreth 120 pingpongistë dhe pingpongiste nga Kosova dhe Maqedonia.
Në duelet gjysmëfinale të femrave, Linda Zeqiri fitoi kundër Alma Mehmetit me rezultat 3:2 në seta, kurse Iliriana Haliti ishte më e mirë se Hanife Zeqiri me 3:1. Në finale, Linda Zeqiri u tregua më e mirë se Haliti, duke fituar 3:2 në seta.
Ndërsa, më gjysmëfinalet e meshkujve u plasuan Rrahman Ademaj, Kreshnik Mahmuti, Milot Makolli dhe Fatih Karabaxhaku. Rrahmani i fitoi dy setat e parë ndaj Kreshnikut duke paralajmëruar për fitore të mundshme dhe në fund ashtu doli pasi e fitoi ndeshjen 3:1 në seta.
Interesante ishte ndeshja ndërmjet Fatih Karabaxhakut dhe Milot Makollit. Fatihu i fitoi dy setat e parë, kurse Makolli e fitoi të tretin dhe të katërtin për ta bërë ndeshjen dramatike. Në fund, më shumë energji pati Karabaxhaku dhe me meritë u rendit në finale.Në finale, u zhvillua ndeshje e mirë dhe me shumë goditje atraktive. Setin e parë e mori Ademaj me 11:8. Në të dytin, Rrahmani ishte edhe më i bindshëm dhe e mbylli në dobi të tij me 11:5. Në setin e tretë shumicën e kohë udhëhoqi Ademaj, por në fund Karabaxhaku arriti të bëjë kthesë dhe e mori setin e tretë me rezultat të ngushtë 11:9. Në setin e katërt, vendosi përvoja e Ademajt i cili me maturi e fitoi këtë set 11:7 dhe tërë ndeshjen me 3:1.
Fituesit
GJYSMËFINALET – FEMRAT
Linda Zeqiri – Alma Mehmeti 3:2
Iiriana Haliti – Hanife Zeqiri 3:0
FINALJA:
Linda Zeqiri – Iiriana Haliti 3:2
GJYSMËFINALET – MESHKUJT
Fatih Karabaxhaku – Milot Makolli 3:2
Rrahman Ademaj – Kreshnik Mahmuti 3:1
FINALJA:
Rrahman Ademaj – Fatih Karabaxhaku 3:1