Të hënën është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku presidentja e vendit, Vjosa Osmani u paraqit së bashku me katër heroinat, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.
Paraqitja e katër heroinave në këtë mbledhje fillimisht u kundërshtua, ku për këtë bëri një reagim edhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ato nuk janë pjesë e stafit diplomatik, transmeton Telegrafi.
Kundërshtimi për pjesëmarrjen e katër heroinave nuk e ndali presidenten Osmani, e cila në fjalimin e saj, i bëri thirrje Vuçiqit që të kërkon falje katër heroinave.
“Viktimat e atij regjimit ( Millosheviçit) janë këtu, Vuçiq merr pak kohë e kërko falje. Tregoju të gjithëve nëse ke një shenjë të vogël të humanitetit që ka mbetur në ty”, u shpreh Osmani.
Peace requires dealing with the past.
Some of the victims of the regime which Vucic served, were sitting right next to me.
This was the chance to show them and the rest of the world, whether there is a glimpse of humanity left in him.
Once again, instead of dealing with the… pic.twitter.com/SZ995I3GvB
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 22, 2024
Presidentja rikujtoi edhe njëherë para pjesëmarrëseve se serbët kanë kryer masakra në gratë shtatzëna, fëmijë, e shumë qytetarë tjerë.
Gjithashtu, ajo u shpreh se presidenti Vuçic, i cili kishte shërbyer në kohën e Millosheviq, tashmë bënë vetëm propagandë, e të cilën e bazon në propagandën ruse.
Në fjalën e saj, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është histori suksesi pasi që shoqëria jonë jo vetëm që ka tejkaluar luftën por ka nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve.
“Pas 25 vjetëve Kosova shkëlqen me suksese dhe është avokate për vlerat demokratike, që vë në pah diversitetin, duke promovuar multietnicitetin dhe përparimin e të drejtave njerëzore për të gjithë”, ka thënë ajo.