policia 1 - Voziste i dehur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, Policia i jep 200 euro gjobë dhe heqje e patentë shoferit për tre muaj

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, të shtunën ndaloi shoferin 27 vjeçar, me inicialet D.M, i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.

I dyshuari mashkull kosovar që po drejtonte veturën në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, më saktë në fshatin Prelez, pas testimit ka rezultuar me 0.85 promila.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind euro, dy (2) pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.


www.foxshop-ks.com