Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat pasdite vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Sipas Institutit, temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 11 deri 13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 deri 25 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 metra për sekondë.