Vetëm pak orë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, ku vdiq një person e u lënduan 6 të tjerë, një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në dalje të Lipjanit.
Mësohet se si pasojë e aksidentit rruga është bllokuar ndërsa në vend të ngjarjes janë parë edhe zjarrfikësit dhe autoambulanca.
Sipas dëshmitarëve nga aksidenti një person ka dyshohet se ka mbetur i vdekur.
Ekipet policore janë në vendin e aksidentit dhe po merren me rastin.