Rruga Kaçanik-Han i Elezit, a është e kalueshme?
Redaksia
Ferizaj24
22 Dhjetor 2018
1 min lexim
131 vizita
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga nacionale Kaçanik-Han i Elezit është e hapur për qarkullim.
“Ministria e infrastrukturës, njofton opinionin publik se që nga dita e enjte (20.12.2018), rruga Nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit, është e hapur për qarkullim”, thuhet në njoftim.
Hapjen për qarkullim të kësaj rruge e ka deklaruar për media ministri Pal Lekaj, po atë ditë kur edhe është vendosur trari i fundit në urën 407, të autostradës “Arbën Xhaferi”.
“Andaj ritheksojmë edhe një herë se rruga është e lirë për qarkullim rrugor të pa penguar” përfundon njoftimi.
Detajet
Publikuar
22 Dhjetor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
131
Fjalë
105