Nazif Asllani, ushtrues detyre i drejtorit të “Bifurkacionit” në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
16 Dhjetor 2020
2 min lexim
186 vizita
Bordi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën kanë emëruar ushtrues të detyrës së drejtorit të kësaj kompanie publike, Nazif Asllanin.
Nga detyra e deritanishme me vendim të bordit është liruar nga detyra e drejtorit, Xhabir Morina.
Burime brenda këtij institucioni i kanë thënë KOHËS se bordi tashmë është duke e mbajtur mbledhjen dhe në këto momente ka marrë këtë vendim për Nazif Asllanin që ta udhëheq këtë institucion i cili deri më 2017 për disa vjet me radhë e kishte udhëhequr këtë institucion.
“Kanë qenë dy pretendent për ta drejtuar këtë institucion të cilët janë pjesë e “Bifurkacionit”, andaj në këtë moment është emëruar udhëheqës i detyrës Nazif Asllani”, ka thënë ky burim.
Ndërkaq, javë më parë Qeveria e Kosovës pati shkarkuar bordin e drejtorëve në këtë ndërmarrje dhe ka emëruar bordin e ri i cili drejtohet nga njerëz të politikës të cilët udhëheqin me nivelin qendror. Kjo kompani muaj më parë ka kaluar në menaxhim të nivelit qendror si ndërmarrje publike rajonale.
Detajet
Publikuar
16 Dhjetor 2020
Kohëzgjatja
2 min
Vizita
186
Fjalë
211