Ka ndërruar jetë gazetari i njohur nga Ferizaj, Avni Shabani. Shabani ka punuar për shumë vjet gazetar i sportit në Radio Kosovën. Me këtë rast, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka lëshuar një telegram ngushëllimi. “Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit”, ka shkruar Aliu. Postimi i plotë: TELEGRAM NGUSHËLLIMI Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit. Kontributi i tij profesional la gjurmë të pashlyeshme në faqet e gazetave, ekranet televizive e kudo ku punoi i ndjeri. Lamtumirë, bashkëqytetar i dalluar! Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. Dritë pastë shpirti i tij fisnik!