Komuna e Ferizajt, gjegjësisht Task-Forca për aksionin e gjerë të pastrimit në rang vendi “Ta pastrojmë Kosovën”, e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, njofton qytetarët ferizajas se gjatë aksionit të së shtunës, ku pati një mobilizim të jashtëzakonshëm nga të gjitha institucionet shtetërore dhe qytetarët, për pastrimin e hapësirave publike, u arrit të grumbullohen rreth 50,000 kg mbeturina, të cilat janë deponuar në deponinë qendrore të mbeturinave sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kujtojmë gjithashtu se gjatë kësaj periudhe qeverisëse, me mbështetjen e fuqishme të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe të prira nga vet ai, janë realizuar qindra aksione në dobi të mjedisit të pastër si dhe mbjelljes së drunjve dekorativ. Kjo ka rezultuar me mbjelljen e mbi 800 fidanëve të rinj dhe eliminimin e mbi 100 deponive ilegale të mbeturinave.
Ky aksion, pra aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” do të vazhdoj edhe javëve dhe muajve në vijim, përkatësisht deri më 15 dhjetor 2018, andaj Komuna e Ferizajt, inkurajon qytetarët dhe gjithë institucionet shtetërore, komunitetin e biznesit që të japin kontributin e tyre për një mjedis të pastër.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu në emër të institucionit të Komunës, falënderon të gjithë akterët e përfshirë në aksionin e së shtunës dhe qytetarët për kontributin e tyre për një mjedis të pastër.