MZhE-ja kompleton kabinetin e shkollës së agrobiznesit në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
17 Shtator 2018
1 min lexim
120 vizita
Shkolla e mesme profesionale e agrobiznesit “Zenel Hajdini” në Ferizaj ka përfituar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik një varg pajisjesh teknologjike në vlerë prej 20 mijë eurosh, derisa kjo shkollë disa herë me radhë gjatë vjetëve të fundit është cilësuar si shkolla më moderne për menaxhim dhe cilësi të mirë.
Me këtë donacion tashmë kjo shkollë ka kompletuar klasën për teknologji informative me pajisjet elektronike, si kompjuter, Smart TV, printer 3D dhe një varg pajisjesh të tjera, të cilat u nevojiten nxënësve për punë praktike.
Detajet
Publikuar
17 Shtator 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
120
Fjalë
95