Ferizaj Flickr 716654 4671281 560x416 - Nesër protestë në Ferizaj për rastin e vajzës nga Drenasi

Aktivistë të shoqërisë civile nga Ferizaj kanë paralajmëruar për një protestë në këtë qytet lidhur me rastin e vajzës nga Drenasi, e cila dyshohet se u abuzua seksualisht nga mësuesi i saj e më pas nga një oficer policie.

Aktivistët kanë paralajmëruar vendosjen e pankartave në mënyrë simbolike në rrethojat e Gjykatës Themelore, të stacionit polcor dhe para Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj.

“Përmes këtij aktiviteti, që do të zgjasë jo më shumë se 1 orë, do të shprehim revoltën tonë për ngjarjen tronditëse, që ndodhu para pak ditësh në Drenas, dhe pakënaqësinë përballë institucioneve, të cilat jo rrallë po dështojnë në mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”, ka paralajmëruar grupi.

Nisja e marshit do të jetë në ora 11:30 nga ish-objekti i Gjykatës Komunale.


www.foxshop-ks.com