Një shpërthim ka ndodhur sot më herët në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj. Ndërsa tani nga Policia rajonale e Ferizajt, treguan se deri më tani janë lënduar 44 persona. Lidhur më këtë rast ka folur edhe ministri i Brendshëm, Agim Veliu, përcjell “Bota sot”. Ai thotë se me shqetësim të madh ka pranuar lajmin rreth incidentit që ndodhi sot në një qendër tregtare në Ferizaj. "Lajmet e tilla në këtë fillim vit na shqetësojnë tej mase andaj me këtë rast shpreh keqardhjen time dhe njëkohësisht i dëshirojë shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Ky rast por edhe rastet e tjera e ngrisin nevojën e kujdesit sa më të madh por edhe ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për rreziqet që na rrethojnë”, shkruan Veliu. Postimi i plotë i z.Veliu: Të nderuar qytetarë, Me shqetësim të madh pranova lajmin rreth incidentit që ndodhi sot në një qendër tregtare në Ferizaj. Lajmet e tilla në këtë fillim vit na shqetësojnë tej mase andaj me këtë rast shpreh keqardhjen time dhe njëkohësisht i dëshirojë shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Ky rast por edhe rastet e tjera e ngrisin nevojën e kujdesit sa më të madh por edhe ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për rreziqet që na rrethojnë. Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj do të vazhdojnë të ju dalin në ndihmë qytetarëve të saj pa dallim në çdo rrethanë, duke ju ofruar përkujdesje dhe siguri.