Prishtinë, 5 qershor – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka bërë të ditur së nxënësit që u përjashtuan nga testi në ditën e parë nuk u lejohet të hyjnë në ditën e dytë të Testit të Maturës 2018.
“Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se, nxënësit të cilët janë përjashtuar nga testi në ditën e parë (afati i parë) nuk u lejohet që të marrin pjesë gjatë pjesës në ditën e dytë të testit”, theksohet në njoftimin e MASHT.
Vendimi i KShM-së sipas MASHT bazohet në vendimin nr. 329/01B të datës 03.05.2018 të ministrit të Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
KShM po ashtu bënë të ditur se, ndaj personave që nuk e përfillin këtë vendim do të merren masa.