Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit me moton “Ta pastrojmë dhe gjelbërojmë Kosovën”. Aksioni Ta Pastrojmë Kosovën do të realizohet ne 26 komuna të Kosovës, ku deri me tani aksionit i janë përgjigjur pozitivisht të gjitha ndërmarrjet publike të pastrimit të mbeturinave, 10 ndërmarrje private të cilat do të ofrojnë makinerinë e tyre, FSK dhe pritet mobilizimi i mbi 10 mijë vullnetarëve dhe pastrimi i 78 deponive ilegale Aktivitetet që do të zhvillohen: · Prishtinë: Aksioni i Pastrimit të deponisë ilegale të mbeturinave në lagjen Arbëria në Prishtinë, rruga Prishtinë Obiliq ( tek ura në hyrje të Obiliqit): Ora 09:00 · Fushë Kosovë: Pastrimi i deponisë në lagjen Rome (lagja 029): Ora 11:30 Obiliq: Manifestimi qendror: Pastrimi i lagjes së Romëve, mbjellje drunjësh, rregullimi i kanalizimit te dëmtuar: Ora 15:00. Me pjesëmarrjen edhe të: Ramush Haradinaj- Kryeministër i Kosovës Albena Reshitaj- Ministre e MMPH-së Xhafer Gashi- Kryetar i Obiliqit Christian Heldt- Ambasador i Gjermanisë në Kosovë Rrahman Rama- Komandant i FSK-së Luan Hasanaj- Let’s Do It Kosova · Podujevë: Hapja në qendër të qytetit: Ora 08:00. · Vushtrri: Hapja para qendrës së kulturës ‘Hasan Prishtina’ në bashkëpunim me Komunën. Pastrim i deponisë në fshatin Stanoc: Ora: 10:00 · Mitrovicë: Pastrimi i hapësirave përreth lumit Ibër- qytet ora 10:00, ndërsa manifestimi qendror, pastrim i deponisë në fshatin Bare: Ora 12:00. · Ferizaj: Hapja e aksionit në ora: 13:30. · Ferizaj- Mbjellja e Fidaneve- Parku “Liria”: Ora 13:30, me pjesëmarrjen edhe të ministres Reshitaj. · Gjilan: Hapja e aksionit bëhet afër Kuvendit Komunal: Ora 10:00 · Viti: Hapja në ora 10:00 lokacioni , varrezat e qytetit, · Kamenicë: Hapja ora 10:00 tek pishina Shkodra,. · Hani i Elezit: Hapja ora 10:00 para Komunës. · Shtërpcë: Hapja ora 10:00 në Drajkoc me përkrahje të Komunës me mjete logjistike. · Gjakovë: Hapja ora 10:00 tek parku i qytetit , aksione do mbahen në te gjitha fshatrat, priten deri 5000 vullnetar. · Istog: Hapja ora 11:00 para Shtëpisë së Kulturës. · Klinë: Pastrimi i 5 deponive , hapja në ora 10:00 · Rahovec: Hapja ora 10:00 në oborrin e Komunës. · Deçan: Hapja ora 10:00 tek ndërtesa e komunës, pastrimi i 5 deponive ilegale. · Junik: Hapja në ora 09:00 në parkingun e Komunës. · Shtime: Hapja ora 10:00 në ‘Sheshi UÇK ‘së · Suharekë: Hapja ora 10:00 në qendër të qytetit · Lipjan: Hapja ora 10:00 tek Komuna. · Drenas: Hapja ora 10:00 në qendër të qytetit, aksion pastrimi i 5 deponive ilegale. · Shtime, ora 17:00 , përmbyllja e aksionit, lokacioni te pishat, me pjesëmarrjen edhe të ministres Albena Reshitaj.