Kalimi nëpër magjistralen Prishtinë-Ferizaj u vështirësua të shtunën paradite.
Pas reshjeve të shiut, ky aks rrugor gjatë natës së kaluar u vështirësua për qarkullim – çka nervozoi vozitësit që kaluan andej pari.
Ata ankohen se nga uji rrezikojnë t’u dëmtohen edhe veturat e tyre; ndërsa pa dëmtime nuk kaluan as bizneset në atë zonë që thonë se tash e sa vjet kjo gjendje përsëritet.
Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se kësaj çështje pritet t`i bëhet zgjidhje së shpejti duke vendosur gypa të rinj për ujërat e zeza dhe ato atmosferike.