Skuadra e Ferizajt është duke impresionuar me ndeshjet kontrolluese para fillimit të sezonit të ri. Djelmoshat e Afrim Tovërlanit sot janë përballur me Kamzën e Shqipërisë, ku ferizajasit fituan me rezultat, 1-0. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi sulmuesi, Florim Bërbatovci, transmeton IndeksOnline. Ferizaji u paraqitë me këtë formacion: Stefan Istatov, Kristi Marku, Adnan Haxhaj, Arber Mone, Ervin Kacar, Qendrim Dautaj, Granit Jashari, Dren Gashi, Erli Çupi, Genc Hamiti, Florim Berbatovci. Ndeshja në fjalë u zhvillua në stadiumin e Ohrit, dhe u përcjellë nga 300 tifozë në stadium. Me fitoren e sotme, Tovërlani është shprehur mjaft i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.