komuna e Ferizajt 850x4781 560x416 - Bëhet publike lista e qiramarrësve të pronës komunale të Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në fushatën e zgjedhjeve lokale pati dhënë premtimin para qytetarëve ferizajas se në qeverisjen e tij, çdo dokument i rëndësisë publike dhe në interes të grupeve komunitare, shoqërisë civile do të jetë publike. Në këtë kuptim, pas një verifikimi nga ana e Drejtorisë së Financave, është përgatitur edhe lista e dytë e borxhlinjve ndaj komunës, gjegjësisht lista e qiramarrësve të pronës komunale, të cilët kanë obligime të pashlyera që nga viti 2001. Kjo listë i ofrohet publikut për herë të parë dhe si e tillë, paraqet ftesë për personat fizik e juridik që kanë obligime ndaj komunës, që t’i shlyejnë ato, në të kundërtën do të ushtrohet procedurë përmbarimore ndaj tyre.

Kjo listë nuk është përfundimtare. Ditëve në vijim do të verifikohen edhe pjesë të tjera të pronave komunale ku qiramarrësit nuk kanë shlyer obligimet e tyre dhe si e tillë në një periudhë optimale kohore priten të shlyhen edhe këto obligime.

Komuna e Ferizajt, gjegjësisht Drejtoria e Financave, ka përgatitur një plan masash për arkëtimin e obligimeve që kanë personat fizik dhe juridik ndaj saj, masa këto që do të rrisin stabilitetin financiar të buxhetit komunal, kur dihet fakti i telasheve dhe mungesave buxhetore për shkak të procedurave përmbarimore ndaj saj dhe kontratave të trashëguara nga ish pushteti.

38814268 1906627932716366 7969116340881457152 n1 - Bëhet publike lista e qiramarrësve të pronës komunale të Ferizajt

38902502 1906627936049699 6183025934250016768 n1 - Bëhet publike lista e qiramarrësve të pronës komunale të Ferizajt


www.foxshop-ks.com