images 1527518770 35959131 560x347 - Paralajmërohen dënime për ata që shpërndanë testin e maturës në rrjete sociale

Gjatë ditës së sotme rreth 7 mijë e 700 maturantë të regjionit të Ferizajt dhe Gjilanit i janë nënshtruar provimit shtetëror të maturës, e si çdo vit tjetër ky proces nuk po i shpëton mundësisë së kopjimit.
Me të filluar testimi në orën 10:00, në një grup të përbashkët maturantët kanë kërkuar ndihmë me pyetje të parashtruara.

Në këtë grup të maturantëve kryesisht janë parë pyetjet e testit A dhe B, ndërsa, kopjim ka pasur edhe ndërmjet nxënësve nëpër klasa.KosovaPress gjatë ditës së sotme ka qëndruar në gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ku një nxënës me të përfunduar testimin ka pranuar se ka kopjuar me nxënësit e tjerë që kanë qenë në të njëjtën klasë.Ai duke mos dashur të bëj publik emrin, ka deklaruar se të gjitha pyetjet e grupeve kanë qenë të njëjta, veçse iu është ndërruar renditja.Shpërndarja e testeve nëpër rrjete sociale për nxënësen, Erëza Shkodra, është një dëmtim për nxënësit e mirë, ku ajo thotë se ata që guxojnë të kopjojnë, marrin pikë më shumë se sa studentët e mirë.

Se nxënësit kanë kopjuar ndërmjet vete e ka pranuar edhe zëvendësdrejtori i gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, Agim Asllani.

Ai ka bërë të ditur se nxënësve iu kanë marrë telefonat para hyrjes në qendër të testimit dhe që do t’i marrin pas përfundimit të testimit.

Shpërndarjen e testeve të maturës nëpër rrjete sociale e ka dënuar edhe kryetari i Komisionit parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi, i cili ka thënë se hiqet dorë nga kopjimi në këtë testim.Madje, ai për KosovaPress ka përmendur edhe atë se çka do të duhej të bënte MASHT-i për të parandaluar kopjimin në testin e maturës, në mënyrë që rezultatet vërtet të jenë reale.Kurteshi ka thënë se për të parandaluar kopjimin në testin e maturës, MASHT duhet të bëhet serioze dhe të ndërmarrë të gjitha masat sipas ligjit për shkelësit.

Komisioni Shtetëror i Maturës në kuadër të përgatitjeve që kishte bërë për mbarëvajtjen e këtij testimi, kishte marrë vendim që nxënësit dhe administruesit të mos lejoheshin të hyjnë në qendrat e testimit me telefona. Mirëpo, kjo duket se nuk është respektuar, pasi që në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, në Ferizaj telefonat janë parë në një tavolinë në hyrje të klasës.Rreth kësaj çështje ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi ka thënë se vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin e tyre se nxënësit që zihen me telefon duke kopjuar të përjashtohen nga testimi.Ndërsa, sa i përket shpërndarjes së testeve nëpër rrjete sociale, kreu i arsimit ka thënë se duhet parë se si kanë rrjedhur këto teste, e më pastaj do të njoftojnë organet kompetente për të ndërmarrë të gjitha masat sipas ligjit.Testi i maturës do të jetë i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e dytë pyetjet do të jenë varësisht nga profili i shkollimit të nxënësve. Regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit ju kanë nënshtruar së pari këtij testimi, ndërsa pjesën e dytë të testit ky regjion do ta ketë më 5 qershor.

Nesër testimit do t’i nënshtrohen maturantët e regjionit të Prishtinës, më 30 maj ata të regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës, ndërsa më 31 maj regjioni i Pejës dhe Mitrovicës.Provimit të maturës shtetërore do t’i nënshtrohen 29 mijë e 816 nxënës në të gjithë Kosovën./KosovaPress/


www.foxshop-ks.com