Dy persona të dyshuar janë dërguar në stacionin Policor të Lipjanit për aksidentit i cili ka ndodhur sot në rrugën regjionale Prishtinë – Ferizaj, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.
Milaim Fejzullahu major i komunikacionit rrugorë të Prishtinës ka treguar për Gazetën Insajderi se ka vdekur edhe personi i dytë nga ky aksident ku njëri është i moshës 51 vjet dhe tjetri 32.
“Në vendin ngjarjes kanë qenë prezent dy prokurorë dhe pjesëtarët e mjekësisë ligjore, janë dy viktima të moshës 51 dhe 32 vjet, shoferi dhe pasagjeri dhe një femër e lënduar, me lëndime qendrës klinike universitare edhe femra ka lëndime serioze dhe prokurori i ka dërguar dy trupat e pajetë për obduksion”, ka treguar Fejzullahu.
Ndër tjera ai ka shtuar se “dy persona vozitësi i autobusit dhe një i automjetit tjetër që dyshohet se kanë qenë të involuar janë dërguar në stacionin policor në Lipjan të përfshirë kanë qenë të përfshirë një autobus dhe tri vetura”.
Në këtë aksident, autobusi i linjës Prishtinë-Ferizaj ka hyrë në një pikë karburanti, ku ka goditur edhe tri vetura tjera. /Insajderi.com