Bylbyl Sokoli e nisi me ‘këmbë të mbarë’ aventurën e tij të re te Ferizaj.
Në xhiron hapëse të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës, Ferizaj mposhti Trepçën’89 me rezultat, 2:0.
Megjithatë, pas ndeshjes, Sokoli thotë se skuadra ka ende punë për të bërë që t’i ikë mbijetesës, shkruan Zëri.
“Fitore e mundimshme, e merituam sepse lojtarët tanë dhanë maksimumin, megjithatë me këso lojëra nuk mund të shpëtojmë”, tha fillimisht ‘Profa’.
“I shënuam golat vetëm pas gabimeve të kundërshtarit, dhe më pas ia dolëm ta ruajmë rezultatin”.
“Kemi ende për të punuar që t’i ikim rënies, pasi gjendja jonë fizike nuk është më e mira”, tha Sokoli në mes të tjerash.
Pas fitores së sotme, Ferizaj mbetet në vendin e 11-të me vetëm 18 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve.