123123 560x416 - Hapet në Ferizaj, Qendra Ditore për Fëmijët e Margjinalizuar

Paraditen e sotme, në ambientet e Zyrës së Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ky i fundit, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, priti një delegacion nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, të kryesuara nga Drejtoresha e SOS Fshatrave të Kosovës, Nezahate Ramadani Salihu me bashkëpunëtore. Qëllimi i këtij takimi, ishte nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes këtyre dy institucioneve që ka rezultuar me hapjen për herë të parë të një institucioni të tillë të përkujdesit social në Ferizaj, siç është Qendra Ditore për Fëmijët e Margjinalizuar.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu u shpreh se politikat e qeverisjes lokale, si kurrë më parë janë të fokusuara në mirëqenien e qytetarëve dhe aq më tepër në përkujdesjen ndaj fëmijë. Ai tutje shtoi se qeverisja lokale ka bërë dhe po bën vazhdimisht përpjekje në reformimin dhe modernizimin e mekanizmave të kujdesit social në nivel lokal, në mënyrë që të mundësoj shërbime më të mira dhe prezencën e shtetit për çdo nevojë qytetare.


www.foxshop-ks.com