Vërejtje dhe hetim policor ndaj nxënësve të përfshirë në përleshje në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
15 Shkurt 2019
1 min lexim
121 vizita
Një përleshje masive ndërmjet nxënësve të klasës së njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë në gjimnazin “Shaban Hashani” në Ferizaj ka nxitur udhëheqësit e kësaj shkolle dhe Policinë e Kosovës të nisin hetime për t’i kuptuar shkaqet e përleshjes së tyre.
Gjatë së enjtes udhëheqësit e kësaj shkolle nëpërmjet një video- incizimi të publikuar nëpër rrjete sociale kanë identifikuar të gjithë nxënësit e përfshirë në këtë përleshje brenda oborrit të shkollës.
Ndaj tyre janë shqiptuar vërejtje me shkrim, ndërkohë që disa prej tyre mund edhe të përjashtohen nga shkolla.
Në këtë përleshje, e cila ka ndodhur para pak ditësh, nuk ka pasur të lënduar.
Detajet
Publikuar
15 Shkurt 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
121
Fjalë
136