Greve Shkolla 640x3001 560x300 - Pensionimi i mësimdhënësve të sëmurë pritet të rregullohet me ligj

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është duke e shqyrtuar mundësinë që përmes një udhëzimi administrativ të rregullojë pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve që vuajnë prej sëmundjeve të rënda. Për këtë çështje, MASHT-i ka nisur diskutimet me Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) dhe shumë shpejt do të marrë një vendim.

Këshilltari në Ministrinë e Arsimit, Valmir Gashi, ka thënë për gazetën se ministri Shyqiri Bytyqi tash e disa muaj po shikon mundësitë ligjore për ta rregulluar këtë çështje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht MASHT-i nuk posedon shifra të sakta për numrin e mësimdhënësve që lëngojnë nga sëmundjet e rënda.

“Ministri Bytyqi veç ka filluar komunikimet me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, dhe janë duke i parë mundësitë ligjore dhe implikimet e tjera, në mënyrë që të fillohet të rregullohet kjo çështje me ndonjë Udhëzim Administrativ. Ministri ka kohë që është duke u marrë me këtë, madje për këtë çështje ka folur edhe në seancat e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Gashi.


www.foxshop-ks.com