Pristina Kosovo shutterstock 311499266 560x416 - ​Sot në Kosovë, pritet të nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike.

Këto janë ngjarjet që pritet të shënojnë ditën e sotme:

– Mbahet takimi i radhës së Këshillit Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

– Forumi për Iniciativa Qytetare organizon diskutimin publik me temën “Pjesëmarrja aktive dhe gjithëpërfshirëse për politikat mjedisore në Kosovë.” (Hotel Sirius, ora 11:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 11:00)

Këshillit Organizativ për shënimin e 30 Gushtit mban konferencë për Media. (Salla për media në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:30)

– Mbahet tryeza e diskutimit me temë “A kanë liri te duhur gazetarët që të merren me punën e tyre në redaksitë në të cilat punojnë”. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-se, ora 13:00)

– Komuna e Gjilanit organizon dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021 në Cernicë. (Fshati Cernicë, ora 16:30).


www.foxshop-ks.com