7D084380 3F85 45A3 B404 BC0818DA199E1 560x347 - Pozitë e opozitë përplasen keq për pajisjet mjekësore në Spitalin e Ferizajt

Kuvendi komunal i Ferizajt mbajti sot mbledhjen e dytë brenda këtij muaji, në të cilën u morën disa vendime.

Ndër çështjet që pati diskutime të shumta ishte edhe propozim vendimi për dhurimin e pajisjeve mjekësore nga QKMF për Spitalin e Ferizajt.

Asambleisti i LDK-së, Burim Karameta, kundërshtoi këtë propozim duke e quajtur të kundërligjshëm me ç’ rast edhe propozoi që të hiqet nga rendi i ditës.

“Ky propozim nuk mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Kuvendit. Me përfundimin e diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, me shumicë votash u kalua edhe kjo pikë e rendit të ditës, sipas propozimit të bërë nga ekzekutivi i komunës”, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

Çështje tjetër që përplasi pozitën dhe opozitën në pjesën e dytë të punimeve të Kuvendit ishte edhe propozimi nga Kryetari i Komunës, gjegjësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, për rishqyrtimin- harmonizimin me dispozitat ligjore të vendimeve të Kuvendit e që kanë të bëjnë me ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal të Ferizajt.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu: http://botapress.info/pozite-e-opozite-perplasen-keq-per-pajisjet-mjekesore-ne-spitalin-e-ferizajt/


www.foxshop-ks.com