Problemet nuk kanë të ndalur, nga Ferizaji largohet edhe futbollisti nga Shkupi
Redaksia
Ferizaj24
27 Dhjetor 20201 min lexim69 vizita
Sot gjatë ditës është raportuar për tre largime nga Ferizaj, kurse tani vjen edhe i katërti.
Futbollisti shkupjan, Bujamin Asani ka konfirmuar për “Gazetën Olle” që do të largohet nga skuadra në këtë merkato dimërore.
32 vjeçari në Kosovë erdhi nga Pobeda e Prilepit teksa për Ferizajin luajti në shumë pozita të ndryshme, si në mbrojtje e poashtu edhe në mesfushë dhe krah të sulmit.
Ferizaj raportohet të jetë në probleme të mëdha financiare, me futbollistët që nuk kanë marrë rrogat tani e disa muaj e madje kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur kjo gjë brenda vitit që po lëmë pas.